Basha pas publikimit të përgjimeve: Rama padrino i krimit, nuk ka më alibi

Shqipëria

Basha pas publikimit të përgjimeve: Rama padrino i krimit, nuk ka më alibi

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:45
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar shkurt pas publikimit të 10 audiopërgjimeve të "Bild", duke deklaruar se Edi Rama është padrino i krimit.

"Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar."

Për gazetën gjermane "Bild" përgjimet e reja tregojnë se si ministra, deputetë, shefa policie dhe kriminelë janë përfshirë për manipulimin e zgjedhjeve. Në dhjetë përgjimet e reja të publikuara nga gazetari Peter Tiede, përfshihen materiale të dosjes 184. Në një prej përgjimeve ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri përgëzon për strategjinë e tij shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ky i fundit u denoncua disa herë në media dhe nga vetë PD-ja për trembjen e votuesve. Në telefonatën e përgjuar Aga dëgjohet teksa i thotë ish-ministrit Gjiknuri se është një komisar politik i Partisë Socialiste.

Përgjimi tjetër përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t’i caktuar një pozicion më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat