Armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura, 3 të arrestuar në Lezhë

Shqipëria

Armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura, 3 të arrestuar në Lezhë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 08:53
Foto Ilustrim

Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona dhe sekuestroi armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Në pranga ra 40-vjeçari me iniciale B.M., banues në Kukës.

"Gjatë kontrollit të ushtruar tek unaza e qytetit Rubik, Mirditë në  automjetin tip “Benz”, të cilin e drejtonte 40-vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë me kafe kokërr, me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues,"-informuan uniformat blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë,për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” ,"Fshehja e të ardhurave” dhe "Manipulimi i tregut"parashikuar nga nenet 172,180 dhe 143/a/1 të Kodit Penal.

Ndërsa u arrestua në flagrancë një 50-vjeçar me iniciale N. N., banues në Kurbin, pasi iu gjet armë zjarri.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në  banesën e tij në fshatin Shullaz, Kurbin, Policia gjeti dhe  sekuestroi  në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Pushkë","-raportoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal

Gjithashtu ra në pranga 38-vjeçari me iniciale M.L., banues në Kosovë.

"Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas kishte vjedhur në banesën e marrë për pushime, të shtetasit M.F., Shëngjin. Gjatë kontrollit fizik të tij dhe të mjetit që drejtonte, Policia gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një  televizor "Plazma" dhe sende të tjera,"-raportoi policia.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për  veprime të mëtejshme për veprën penale  "Vjedhja"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat