Arrestimi i ish-deputetit Bardh Spahia, reagon Basha: Nuk ndalemi

Shqipëria

Arrestimi i ish-deputetit Bardh Spahia, reagon Basha: Nuk ndalemi

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:43
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të mbrëmjes së kësaj të mërkure të ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.

Ai thotë se kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.

“Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”, shkruan Basha pas mesnate.

Spahia u ndalua nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim kërkim pas përplasjes në KZAZ në Shkodër.

Nga ana e tij ish-deputeti ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat