Sulmet ndaj KZAZ-ve në Mat, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar

Shqipëria

Sulmet ndaj KZAZ-ve në Mat, 33 të proceduar, ndër ta 9 të arrestuar

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:55
Foto

Në lidhje me sulmin e djeshëm,  ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos, policia arrestoi 9 persona dhe procedoi 24 të tjerë.

Arrestimet u bënë pas veprimeve hetimore, identifikimit të  personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia.

Në pranga kanë rënë personat; E. D., 21 vjeç, banues në Burrel; Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel; M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel); E. T., 49 vjeç, banues në Klos; I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administrative Suç, Klos); M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos; M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos); R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos); H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e  banues në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”,  “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat