Përplasjet në KZAZ-të e Beratit, 40 të proceduar në gjendje të lirë

Shqipëria

Përplasjet në KZAZ-të e Beratit, 40 të proceduar në gjendje të lirë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:33
Foto

Të paktën 40 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Berat pasi tentuan të futen me forcë në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës në Berat dhe në ambientet e KZAZ nr.66 tek Pallati Kulturës Skrapar.

Mes personave të proceduar janë sekretari organizativ i PD, dy nënkryetarë e bashkisë, shefi  i policisë, punonjës policie bashkiake në Berat dhe Skrapar, si edhe punonjës të këtyre bashkive.

Të proceduarit penalisht janë:

•E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)

•B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)

•H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)

•M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik)

•K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),

•G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.

•A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe qytetarë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrim prone"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat