Përgjimet/ Ulqini: Meta do të futet në ‘Guinness’ që i hedh benzinë tensioneve në vend

Shqipëria

Përgjimet/ Ulqini: Meta do të futet në ‘Guinness’ që i hedh benzinë tensioneve në vend

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:15
Musa Ulqini

 “Partia Demokratike nuk mund të bëjë engjëllin, pasi kur ka qenë në pushtet kanë ndodhur disa ngjarje të rënda mes tyre Gërdeci dhe 21 Janari”, theksoi sot deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini.

Në një reagim pas publikimeve të përgjimeve nga ‘Bild’ mbrëmjen e djeshme, Ulqini tha se “kjo parti që ka bërë gjëra që nuk duhet ti kujtojmë, por duhet ti harrojmë ’97, kjo parti që ka bërë ’98, Gërdecin, që ka vrarë në bulevard , nuk ka të drejtë morale të bëjë engjëllin dhe të na tregojnë ne si bëhen gjërat. Të gjitha palët të gjykohen. Si është e mundur që dalin përgjimet një ditë para negociatave”.

“Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për t’u futur në BE. Këto gjëra po keqpërdoren. Të gjithë kanë përgjegjësi, të tregohen të drejtë dhe të mos bëjnë gjëra si kjo e Ilir Metës që do të futet në ‘Guinness’ që i hedh benzinë”, tha Musa Ulqini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat