Përgjimet, Rama: Do iu drejtohem gjykatave gjermane. PD e arriti qëllimin

Shqipëria

Përgjimet, Rama: Do iu drejtohem gjykatave gjermane. PD e arriti qëllimin

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:29
Edi Rama

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama foli për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermani Bild. Shefi i qeverisë edhe një herë theksoi se do iu drejtohet gjykatave gjermane në lidhje me publikimin e përgjimeve dhe se Partia Demokratike e arriti atë që donte sepse ofron pamje të trishtueshme me imazhin e një vendi që është gati të hapë negociatat dhe nga ana tjetër synon të mbjellë frikën tek njerëzit.

“Kur bashkohet ankthi nga drejtësia, kjo mund të rrëzohet duke marrë peng procesin zgjedhor. Marrja peng e tij është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe i gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe pastaj të dorëzuar tek Partia Demokratike që paralajmëron daljen e përgjimeve në Gjermani përpara se ato të shkojnë në Gjermani.

Kalendari  i përgjimeve, aspak i përputhur me kalendarin e protestave, flasin vetë për këdo që dëshiron të shikojë dhe që dëshiron të mendojë. Është një revolucion imagjinar me punonjës bashkie, me punonjës bashkiakë, me të rinj rrugë-humbur që maskohen, por që funksionojnë në raport me qëllimin, sepse ofron pamje të përputhshme me imazhin e një vendi që është gati të hapë negociatat dhe nga ana tjetër synon të mbjellë frikën tek njerëzit. Do iu kërkoj Gjykatave gjermane që të zbardhin të gjithë atë që është publikuar”, tha Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat