Publikimi i përgjimeve, Basha: Edi Rama, timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve

Shqipëria

Publikimi i përgjimeve, Basha: Edi Rama, timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:41
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediet për të reaguar në lidhje me përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku shfaqeshin zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste duke folur për blerje votash dhe kërcënime.

Sipas shefit të selisë blu, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve dhe që bëri bashkë një lukuni kriminelësh.

“Përgjimet e Bild, na kanë dëshmuar skemën dhe metodat e vjedhjes së votave. Ata kanë bashkëpunuar me trafikantë droge dhe qeniesh njerëzore. Kanë bashkëpunuar me vrasës, me grabitës. Së  dyti kjo aleancë krim -rilindje ka përdorur çdo mekanizëm për të vjedhur votat. Kanë kërcënuar kandidatët kundërshtarë, kanë dhunuar ata që nuk do votonin kandidatët e tyre.

Së treti, nga ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild, janë përdorur administratat shtetërore për të vjedhur bota dhe së katërti aleanca rilindje-krim ka përfshirë të gjitha nivelet partiake dhe shtetërore. Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën kontrollin e tij. Është Edi Rama që i bëri bashkë këto lukunish vjedhësish”, tha Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat