A erdhi Rama në Shkodër apo futi kasetën e Edit në Vaut të Dejës?

Shqipëria

A erdhi Rama në Shkodër apo futi kasetën e Edit në Vaut të Dejës?

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:23
Shkoder

Edi Rama duket se nuk ka më çfarë të thotë, por vetëm përpëlitet me të njëjta fjalime nga mitingu në mitingu, të cilat duket se i ka mësuar përmendësh dhe nuk rreket më tu ndryshojë as hyrjen.

Shumë thanë që Rama mundi të hyjë sonte në Shkodër edhe pse 45 minuta me vonesë, por Rama që na doli në Shkodër i rrethuar nga taborët e shumtë me policë, dukej ishte kaseta e Edit në Vaun e Dejës.

Madje dukej si një playback që rrokaniste siç thoshte vetë të njëjtat recitime.

Rama vazhdon të shëtisë me Romeon në gojë, dhe katër zullumqarët që atij i kanë nxirë jetën, sa duket se batutat e tij bajate nuk i bën për të qeshur sa shkodranët socialistë në mitingun, madje as Ditmir Bushatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat