Pjetri: Në 30 qershor nis një kapitull i ri për Shkodrën e bukur

Shqipëria

Pjetri: Në 30 qershor nis një kapitull i ri për Shkodrën e bukur

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:47
Protesta

“Dhjetë ditë e ndajnë Shkodrën nga momenti historik dhe nga realizimi i ëndrrës socialiste së çdo shkodrani të vitit 1991. Patjetër që unë do kisha dashur të kisha dikë përballë që të luftonte projekti me projektin mes dy kandidatëve. Kjo nuk ishte zgjedhja jonë, pavarësisht kësaj unë së bashku me stafin drejtues kemi vijuar punën derë më derë duke takuar grupe interesi dhe kemi dëgjuar të gjitha nevojat e bashkisë Shkodër”, – tha kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri gjatë takimit elektoral sot në këtë qytet.

“Kryefjala e çdo takimi fillon me infrastrukturë, kopshte, çerdhe të gjitha këto të detajuara në programin tonë elektoral të qeverisjes së katër viteve të ardhshme”, – tha Pjetri.

“Unë ftoj gjithë banorët e bashkisë Shkodër që ky është momenti të merremi me gjërat që na bashkojnë dhe jo me ato që na ndajnë. Bashkia Shkodër, e ardhmja e saj janë të mirat që duhet të na bashkojnë të gjithëve përtej këtij sheshi”, – u shpreh Pjetri.

“Kërkoj nga secili prej jush që më datë 30 qershor të gjithë bashkë të fitojmë zgjedhjet dhe të nisë një kapitull i ri për Shkodrën e bukur, për Zonjën Shkodër. Veprat tona do nisin që në mandatin e parë pas 28 vitesh qeverisje nga e djathta”, – përfundoi kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat