Skandali/ Policia helmon me gazlotsjellës foshnjën 1-muajshe, depërtoi në banesë

Shqipëria

Skandali/ Policia helmon me gazlotsjellës foshnjën 1-muajshe, depërtoi në banesë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:06
Shkoder, 20 qershor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër gjatë momentit që Policia ka sulmuar me gazlotsjellës qytetarët të cilët kundërshtonin mbajtjen e mitingut nga Rama.

Sasia e madhe e gazit e hedhur nga Policia ka dëportuar edhe në banesat përreth duke helmuar jo vetëm të rritur por edhe një foshnjë 1 muajshe.  

D. B vetëm 1 muajsh është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës, për shkak se gazi ka hyrë nga dritaret e banesës në brendësi.

Për fat të mirë pas ndihmës së parë, fëmija mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat