IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Lezhës

Shqipëria

IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Lezhës

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:47
Fran Frokaj

Fran Frokaj, kryebashkiak i Lezhës, është kallëzuar sot penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Frrokaj akuzohet akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës, së bashku me Sokol Tomën, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit te Territorit.

Sipas IKMT-së, “të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme. Madje leje  janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT. “

IKMT thotë se “këto veprime hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lëzhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik.”

Fran Frrokaj u arrestua në mars të 2018-ës për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat