“Ik ore vidh misra!” Plas sherri mes avokatit Ngjela dhe ish- deputetit Salianji

Shqipëria

“Ik ore vidh misra!” Plas sherri mes avokatit Ngjela dhe ish- deputetit Salianji

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:16
Salianji dhe Ngjela

Avokati Spatak Ngjela dhe ish deputeti i PD-së Ervin Salianji kanë shkëmbyer debate dhe akuza të forta kundrejt njëri- tjetrit.

Gjatë debatit në emisionin Open, diskutimet kaluan nga protestat e opozitës në sulme personale. Salianji i tha Ngjelës se nuk ka të drejtë të ankohet për shkelësit e ligjit pasi edhe ai vetë ka bërë burg, kurse avokati e ofendoi duke i thënë se është pa intelekt dhe një fshatar korçe.

Debati i plotë mës Salianjit dhe Ngjelës

Salianji: Cfarë thua ore, ti vetë pse nuk i ke respektuar vetë rregullat e shtetit. Ti ke bërë burg

Ngjela: Dëgjo këtu, ore dëgjo këtu…  Nuk kam kërkuar pafajësi

Salianji: Ke bërë burg, ke shkelur rregullat

Ngjela: Dëgjo se nuk je në fshtrat e Korcës këtu, je në Tiranë

Salianji: Ky që në 2011 thoshte të vriteshin 400 veta se 4 janë pak

Ngjela: Dëgjo këtu të të them një gjë…

Më pas avokati i drejtohet Eni Vasili: Bën gabim që sjell njerëz paintelekt profesional në studio

Vasili: Sipas jush avokat

Ngjela: Profesioni është intelekt, mbaje mend ta dish

Jam i vetmi që nuk kam kërkuar pafajësi, kam kërkuar rrëzimin e regjimit. U bë ai të më thotë mua nga këto. Ata që vriten për liri janë dëshmorë zotëri. Ik vidh misër të kryetari koperativës

Salianji: Fytyrë nuk ju ka mbetur për të dalë përpara qytetarëve

Ngjela: Ja do marr maskën tënde dhe do dal. Zonjë ti s’mund të marrësh cdo njeri të pashkolluar dhe ta sjellësh këtu (I drejtohet sërish Enit)

Cdo shtet ka dëshmorët e vet, 400 janë pak, dhe 4000 mijë janë pak. Që nga Enver Hoxha deri te Saliu skam pranuar asnjë autoritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat