Vasilit – Ademit: Mos i çoni shqiptarët në vëllavrasje

Shqipëria

Vasilit – Ademit: Mos i çoni shqiptarët në vëllavrasje

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 07:44
Laert Vasili

Aktori Laert Vasili në emisionin “360 Grdaë” në diskutim me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i kërkoi që të mos i çojnë shqiptarët drejt vëllavrasjes.

Diskutimi i plotë: 

Vasili: Si do reagonit nëse nesër në mitingun, apo protestën e 9-të të opozitës vijnë të gjithë socialistët në Tiranë, zhvillohet një antimiting.

Ademi: Ne jemi në qytetin tonë dhe ecim të lirë në qytetin tonë.  Askush nuk mund të na ndalojë. As Rama dhe as skafandra e Edi Ramës. Ne kemi detyrë dhe përgjegjësi të flasim. Ne sot në Shkodër ishim me mijëra. Ata të varfërit që Rasma i kishte marrë me dhunë ishin pak.

Vasili: Të njëjtën gjë mund të thonë edhe për juve ata i kishte marrë me dhunë. Mos bëni hamendësime.

Ademi: Pjesë e mitingut shumica e njerzëve i kishin kthyer shpinën mitingut të ramës dhe ishin me sy nga ne.

Vasili: Nuk duhet të hidhen shqiptarët në vëllavrasje me vëllezërtit e tyre shqiptarë.

Ademi: Mos guxoni ta thoni dhe ta hamendësoni këtë. Ëhstë si të flasësh me gojën e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat