“Ti the 4 janë pak, 400 të vriten”, “Ik te kryetari i kooperativës”, Salianji sherr me avokat Ngjelën për 30 qershorin

Shqipëria

“Ti the 4 janë pak, 400 të vriten”, “Ik te kryetari i kooperativës”, Salianji sherr me avokat Ngjelën për 30 qershorin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:18
Ervin Salianji dhe Spartak Ngjela

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është përplasur me avokatin Spartak Ngjela në studion e OPEN.

Duke komentuar përplasjet e sotme në Shkodër dhe situatën në Shqipëri, Ngjela tha se zgjedhjet duhet të bëhen edhe pa opozitën.

I ashpër ka qenë reagimi i Salianjit.

“Ai është kryetar partie dhe nuk ka kandidat në zgjedhje. E sheh kush flet”, tha Salianji.

Salianji tha se Ngjela kërkon zbatimin e rregullave të shtetit, por vetë nuk i ka zbatuar dhe ka bërë burg.

“Si i burgosur politik keni luftuar diktaturën, por tani jeni me Ramën. Ti kërkon zbatimin e rregullave të shtetit, por vetë nuk i ka zbatuar dhe ka bërë burg”, tha Salianji.

DEBATI 

Salianji: Kryeministri është i vetmi që është i interesuar për tension dhe për përplasje. Dua t’u them diçka për parafolësin që ka parti por jo kandidat, pse nuk i ka respektuar vetë zotëria se ka bërë burg për të mos respektuar rregullat e një shteti diktatorial, ligje kishte ai

Ngjela: Nuk më njeh, ta tregoj unë, a do dëgjosh,

Salianji: Jo ta përfundoj, ti je i njëjti që në 2011 thoshe të vdesin 400 veta

Ngjela: Dëgjo këtu, nuk kam kërkuar pafajësi, Ku je këtu ti në fshatrat e Korcës je këtu

Salianji: Ti thoshe se për liri vriten 400 veta, ata kur të vijmë ne do të dëmshpërblehen një për një

Ngjela: Po po do flas me kryetarin e kooperativës tënde. Bën gabim që sjell njerëz pa intelekt profesional në studio, jam i vetmi që nuk kam kërkuar pafajësi e kam goditur pushtetin komunist me bindje të plotë kam kërkuar rrëzimin e rrëgjimit, ku bën dot ai nga këto me kryetarin e kooperativës se vet. Shteti është nocion serioz, baballarët e kombit kanë thënë që mes anarkisë dhe tiranisë zgjidh tiraninë, unë jam kundër cdo lloj anarkie. Anarkia që kërkojnë këta dhe thonë 97 nuk realizohet

Salianji: Ti the 4 janë pak mo, 400 duhen vrarë, a the ti?

Ngjela: Dëgjo mua

Salianji: Po po se pak ju kemi dëgjuar 30 vite

Ngjela: Ata që vriten për liri janë dëshmorë

Salianji: Ti the 400 të  vriten, dilni mashtroni nga mëngjesi në darkë për të qëndruar ju 30 vite ne pushtet

Ngjela: Ik vidh misër te kryetari i kooperativës ti atë bëj

Salianji: Tani je njësoj si personazhet e filmave të realizmit socialist, mos e kthe personale me mua, por përgjigju si ke mashtruar qytetarët, nëse ke sedër dhe koherencë, a ke thënë ti që 4 janë pak për tu përmbysur tirania apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat