Ligji i PS për ndalimin e daljes jashtë shtetit, ekspertët: Pse s’ka efekt për 30 qershorin

Shqipëria

Ligji i PS për ndalimin e daljes jashtë shtetit, ekspertët: Pse s’ka efekt për 30 qershorin

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:29
Ilustrim

Juristët reaguan për “Panoramën” përsa i përket nismës së Partisë Socialiste për të ndryshuar Kodin Penal, ku do të vendoset një sanksion shtesë për personat që mund të cenojnë proceset zgjedhore.

Ekspertët juridikë, të pyetur nga “Panorama”, bëjnë të ditur se kjo nismë nuk mund të zbatohet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Nisma në fjalë u shty ne seancen e djeshme, por edhe nëse miratohej duhet t’i dërgohet për aprovim final Presidentit të Republikës. Sipas ligjit, kreu i shtetit ka detyrim që të dekretojë ose të refuzojë dekretimin për një afat 20-ditor.

Pra, pas këtij afati, kreu i shtetit mund ta kthejë atë për rishikimin në Parlament. Por maxhoranca mund të rrëzojë dekretin e Presidentit dhe të lërë në fuqi këtë ndryshim të Kodit Penal.

Por që kjo nismë të bëhet e zbatueshme duhet të kalojnë 15 ditë. Duke qenë se është ndryshim në Kodin Penal, kjo nismë ligjore nuk mund të ketë efekte prapavepruese. Pra, të zbatohet për 30 qershorin. Nisma e propozuar nga maxhoranca do të mbetet e pazbatueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat