Nishani: Të bashkohemi sot të gjithë në protestë! Sot opozita po ngre zërin fort…

Shqipëria

Nishani: Të bashkohemi sot të gjithë në protestë! Sot opozita po ngre zërin fort…

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:58
Bujar Nishani

Nga Bujar Nishani.

Kur opozita denoncoi avionët e drogës, Edi Rama e mohoi dhe ja doli ti mashtrojë shqiptarët deri ditën kur një prej avionëve të trafikut u rrëzua,

Kur opozita denoncoi kanabizimin masiv të gjithë vendit e kthimin e Shqipërisë në narkoshtet, Edi Rama e mohoi dhe arriti ti mashtrojë shqiptarët deri ditën e arrestimit të bandës së Habilajve-Tahiri;

Kur opozita denoncoi grabitjen masive të zgjedhjeve përmes grupeve kriminale dhe parave të drogës, Edi Rama e mohoi dhe arriti ti mashtrojë shqiptarët deri ditën e daljes së përgjimeve,

Sot opozita po ngre zërin fort dhe po i paralajmëron shqiptarët, se prej Edi Ramës shqiptarëve do t’ju rikthehen vizat dhe izolimi prej Evropës siç e provuan në 50 vjet,

Nëse shqiptarët mashtrohen përsëri prej Edi Ramës “se kjo nuk do të ndodh”, duhet të kuptojnë vetëm një pasojë.

Liberalizimi nuk rikthehet më kur atë e heq. Nuk merret më askush vetëm me një shtet.

Shpëtimi i shqiptarëve vjen nga izolimi i të keqes.

Të bashkohemi sot të gjithë në protestë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat