Bllokohet autobusi me cigare në Durrës, arrestohet shoferi nga Gostivari

Shqipëria

Bllokohet autobusi me cigare në Durrës, arrestohet shoferi nga Gostivari

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:01
Ilustrim

Goditet një rast kontrabande në port. Gjatë kontrollit janë zbuluar 309 steka (3090 paketa),  ndërsa është arrestuar shoferi i autobusit nga Gostivari i Maqedonisë.

I arrestuari është Q.S. 32-vjeç, ndërsa akuzohet për kontrabandë. Sipas policisë cigaret janë zbuluar gjatë kontrollit   në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve,  në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari.

Paketat të pa deklaruara ishin të  fshehura në brendësi të autobusit me destinacion Italinë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat