Opozita sot në protestë, 1500 efektivë policie në terren

Shqipëria

Opozita sot në protestë, 1500 efektivë policie në terren

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:27
Foto ilustruese

Opozita do mbajë sot protestën e saj të radhës kombëtare. Për ruajtjen e sigurisë dhe rendit janë angazhuar 1500 efektivë policie.

Opozita ka kërkuar leje për protestë nga ora 20:80 deri në orën 23:59.

Ora 10:20 - Basha: Të gjithë bashkë sonte si njerëz të lirë e me dinjitet

Në një postim në Facebook mëngjesin e sotëm, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës kombëtare të opozitës. Në një njoftim në Facebook, kreu i PD të gjithë të bëhen bashkë si njerëz të lirë e të ndershëm në manifestimin për një Shqipëri si gjithë Evropa.

Tubimi paqësor - Kreu i demokratëve paralajmëroi të enjten (20 qershor) një tubim paqësor.

Përmes studiove televizive, ai përcolli mesazhin se regjimi i Ramës ka mbaruar dhe se nesër nuk do të ketë asnjë episod dhune.

Basha apeloi shqiptarët të dalin nē protestē me familjen. Ndërsa shtoi se do jetë aty së bashku me gruan dhe dy vajzat e mia.

Apeli i ambasadës amerikane - Ambasada e SHBA i bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.

Miting dhe antimiting në Shkodër - Ndërkohë mbrëmja e së enjtes kaloi mes tensioneve në Shkodër, me tubimin elektoral të Partisë Socialiste nga njëra anë në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe protestën e opozitës vetëm pak metra larg, që kërkonte largimin e kryeministrit Edi Rama.

Bashkia e Shkodrës refuzoi ti jepte leje Partisë Socialiste për zhvillimin e tubimit elektoral të socialistëve në një nga sheshet e qytetit, por kryeministri Edi Rama e sfidoi bashkinë.

Tubimet u mbajtën në një situatë të tensionuar, ku policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u përpoqën të marshonin drejt vendit ku do të fliste kryeministri.

Pati të lënduar në radhët e protestuesve dhe policisë.

Rama në fjalimin e tij  premtoi para shkodranëve transformim të qytetit në 4 vitet e ardhshme dhe tha se kjo do të ishte sfida e tij personale.

Ai ju referua Voltana Ademit si kryetarja më e paaftë e  bashkisë në histori, teksa nuk harroi të përsërisë vendosmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

Ndërkaq, mbështetësit e opozitës kërkonin largimin e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, duke thënë se nuk do t'u nënshtrohen kriminelëve. Ademi i bëri thirrje policisë për mbështetje dhe u kërkoi protestuesve të mos godasin policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat