Rama për Metën: Bëri gabim fatal, është me hënë

Shqipëria

Rama për Metën: Bëri gabim fatal, është me hënë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së mërkurës me kryebashkiakun e Tiranës, njëherazi kandidatin e PS për një mandat të dytë, Erion Veliajn.

Në bisedë me banorë të njësisë nr. 6 në Kombinat, Rama akuzoi Presidentin e Republikës Ilir Meta se kërkoi të nxisë dhunë me dekretin për anulimin e 30 qershorit

Edi Rama: "E bëri për të nxitur dhunën padiskutim edhe ka gjithë këto ditë që nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës. Përkundrazi. Dhe ishte fatale për të. Gabim fatal për të nuk e bën kurrë një president republike një gjë të tillë. Kurrë. Në asnjë aspekt. Sepse është si hëna, që rrotullohet herë është e plotë, herë e qorruar komplet."

Pak orë pas protestës së Shkodrës, ku Kryeministri ishte për mitingun elektoral, Rama tha se kjo është hera e parë që PS-PD përplasen

Edi Rama: "Nuk ka ndodhur asnjëherë që PD dhe PS të përplasen në miting. Ose e lëshon njëri ose tjetri. Që në kohën kur mbaj mend unë, kur ishte Fatos Nano, gjithmonë mitingu i fundit negociohej, do e marrësh ti, do e marr unë  sheshin Nënë Tereza,. Gjithmonë bëhej negociatë për këtë. Kjo histori që i bën thirrje popullit të dali, të bllokojë një njeri, kryeministrin të futet në qytet edhe të rrezikosh sepse atje vjen turma tjetër, çdo gjë mund të ndodhë, kjo është njësoj si enveristët e '91."

Ndërkaq kryebashkiaku Erjon Veliaj bëri të ditur një lajm të ri për banorët e tre lagjeve të reja në Tiranë.

Erion Veliaj: “Krijuam tre lagje të reja, i shpallëm si njësi, i shpallëm si lagje se aq është kompetenca e bashkisë se parlamenti do 2/3. Tani që e kemi këto duhet t’i shpallim njësi më vete, Astirin, Kopshtin Botanik dhe Freskun, me njësi më vete administrative se janë rritur shumë dhe për më tepër nuk janë më njësi të Farkës, të Dajtit edhe Kombinatit."

Veliaj bëri të ditur se në 4 vitet e mandatit të ardhshëm do të krijohen tregje të reja,  siç është ai i pakicës në Kombinat apo edhe një treg shumice në zonën e helikopterëve në Farkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat