Protesta e opozitës, Schütz: Dhuna e papranueshme

Shqipëria

Protesta e opozitës, Schütz: Dhuna e papranueshme

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:37
Susanne Schütz

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka reaguar për e sotme të protestën e opozitës.

Ambasadorja është shprehur se dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme. Ndërsa u kërkoi thirrje organizatorëve të angazhohen për një zhvillim paqësor të protestës.

Schutz u bëri thirrje palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.

Postimi i plotë:

Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. 

Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.

Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.

U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat