Presidenca i përgjigjet Ramës po me vargjet e Migjenit: Qeshur rini, qeshu…

Shqipëria

Presidenca i përgjigjet Ramës po me vargjet e Migjenit: Qeshur rini, qeshu…

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:54
Edi Rama dhe Tedi Blushi

Politikanët kanë vijuar përplasjet në distancë, duke përdorur vargjet e Migjenit.

I pari ishte kryeministri Edi Rama, që shigjetoi krerët e opozitës me një mesazh të Migjenit, në të cilin thuhej se “çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna”.

Nuk dihet nëse është rastësi apo e qëllimtë, por menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës, ka ardhur një reagim nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Ky i fundit ka sjellë në vëmendje vargjet e të madhit Migjeni: Qeshur rini, qeshu! Bota është e jotja!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat