Basha mbyll protestën dhe shton një tjetër kusht për zgjidhjen e krizës politike

Shqipëria

Basha mbyll protestën dhe shton një tjetër kusht për zgjidhjen e krizës politike

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 20:54
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Protesta e 9-të kombëtare e opozitës së bashkuar u mbyll pa u shënuar asnjë incident, ndryshe nga herët e tjera. Kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri mbylljen e saj nga selia blu duke ripërsëritur se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Por këtë herë ai kishte dhe një kusht tjetër, atë që është sipas tij i panegociueshëm: “30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Por sonte me betimin dhe kërkesën tuaj qëndrimin tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit së panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet dhe një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimin dhe çuarja para drejtësisë e hajdutëve të votave tuaja, nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët”.

Basha deklaroi në fund të fjalë se beteja e opozitës do vazhdojë ditë për ditë.

“Dhe së fundmi duke kujtuar me mirënjohjen dhe respektin tim më të thellë çdo liberator të arrestuar dhe të mbajtur padrejtësisht në burg, si të burgosur politik të Edi Ramës, nga Bardh Spahia me shokë dua edhe një herë t’i them kupolës mafioze të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj, tek polici më i fundit i cili shkel ligjin dhe dhunon opozitën se shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli. Ju do të shkoni atje sepse liberatorët janë krenaria jonë dhe frymëzimi ynë. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë, orë për orë: Rama ik!”.

“Nuk je dele, mos voto krimin”, qytetarët “zbukurojnë” kryeministrinë

Nuk kanë munguar as gjatë protestës së sotme mesazhet në murin e kryeministrisë.

"Nuk je dele, mos voto krimin", lexohet në një prej mesazheve në fasadën e selisë së qeverisë.

Image
Image

Premtimi i Bashës: Nuk ka pazar në tavolinën e pisët të Ramës, nuk ka marrëveshje me hajdutët e votave

Të largosh Edi Ramën është një mision për të nderuar popullin evropian të Shqipërisë.

Ndaj dua tju ftoj në qëndresën tonë, në përballjen tonë, në mbështetjen tonë, që po shkon drejt fitoressë sigurtë të vlerave evopiane, mbi Shqipërinë e hajdutëve, të kriminelëve të Edi Ramës

Ndaj ta vazhdojmë këtë betejë orë pas orë, ditë pas dite, qytet me qytet. Rama ik...

Ky dështim i turpshëm për ta shdnërruar këtë protestë në një skenar dhunë është një detyrë e madhe për mua, për opozitën që ti prijmë opozitës sonë, që tju prij juve, dhe ju siguroj që do tju prij me çdo kusht, asnjë hap pas.

Nuk do tju zhgënjejmë. Ne nuk do të pranojmë të ulemi për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit poltik me Edi Ramës

Edi Rama është një kriminel gjakftohtë që shkatërroi shtetin tani që provat janë të dukeshme. Zotimi im i 16 shjurtit qëndron dhe do të qëndrojë nuk ka dhe nuk do të jetë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave, nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike ka çliruar njehërë e mirë lirinë dhe dinjitetin tuaj

Ora dhe ditën e ardhshme janë vendimtare dhe laku do të ngushëtohet në qafën e së keqes, sepse keqja ka rënë në gropën që ka lëruar tash sa vite

Pazar me Edi Ramën nuk do të ketë

Harresë për krimet dhe vjedhjet nuk do të ketë

Do të jetë dy rrugë dhe është e përcaktuar në çdo manuel kushtetuese.

Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetues për tja kthyer shqiptarëve pushtetin dhe votën. Vetëm kjo do ti hapë rrugës ekonomisë shqiptare për të gjithë shqiptarët.”

***

Simbolet e protestës së sotme të opozitës janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184, të vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin dhe me njerëzit e tij të korruptuar në qeveri, polici, administratë.

“Një krevat i madh, ku qëndrojnë të rinj me portretet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët ai ka bashkëpunuar si një organizatë kriminale për të vjedhur zgjedhjet.

Poshtë emrit të Edi Ramës është nofka Babloku, siç e thërrasin kriminelët me të cilët ai bashkëpunon. Imer Lala thirret babloku i vogël, kriminel i lindur, Damian Gjinuri është cilësuar me ironi si guru, për shkak të lidhjeve misterioze me një personazh misterioz indian, Saimir Tahiri quhet El Chapo si bosi i kartelit më të fuqishëm meksikan të drogës.

Vangjush Dako tallet me nofkën “akullorja”, siç e thirri veten në zhargon për të treguar se është i pastër nga lidhjet me krimin. Erion Veliaj është quajtur me ironi Fiku, për shkak të historisë që tregon për t’u viktimizuar dhe Arben Keshi, personi që del në përgjime me Ramën duke I garantuar zbatimin e skemës për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”, njofton PD.

Ndërkohë që një tjetër simbol është një imitim i bustit të diktatorit Enver Hoxha, në fytyrën e të cilit është vendosur ajo e kryeministrit Rama. Statuja është vendosur para Kryeministrisë mbi një bust, ku edhe shkuhet “Rilindje”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat