Aksident i rëndë, vdes një grua dhe lëndohet burri i saj

Shqipëria

Aksident i rëndë, vdes një grua dhe lëndohet burri i saj

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar rretj një orë më parë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat.

Si pasojë ka ndërruar jetë një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se “mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues shtetasin P. K. 50 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues shtetasin Y. B. 67 vjeç, banues në Shkodër.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe pasagjerja bashkëshortja e tij N. B. 74 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”.

Drejtuesi i mjetit shtetasi P. K. do shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat