Basha: Rama bëj gati valixhet, 30 qershori “varreza e tij politike”

Shqipëria

Basha: Rama bëj gati valixhet, 30 qershori “varreza e tij politike”

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:29
Lulzim Basha

Lideri demokrat, Lulzim Basha ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Basha bëri të ditur para protestuesve se opozita nuk do të bëj asnjë hap dhe se beteja kundër qeverisë do të vazhdojë në çdo qytet e fshat.

Basha tha se 30 qershori do të jetë varreza politike e kryeministrit Rama dhe e Rilindjes. Ai shtoi se kryeministri po shkon drejt grushtit të shtetit.

“Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e rilindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejetësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi.”, tha Basha.

Ai deklaroi para mbështetësve të tij se Rama dhe qeveria e tij po provokojnë dhunë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i përgjimeve.

Sipas Bashës, asgjë nuk do mundet që ta shpëtojë kryeminsitrin Rama nga verdikti qytetarëve dhe se shumë shpejt drejtësia e pavarur do të flasë. Ai u zotua se marrëveshje mund të ketë vetëm mbi bazën e parimeve dhe jo pazareve.

“Zotohemi se do të mbrojme me çdo kusht rendin kushtetues me 30 qershor. E drejta është në krahun tonë. Poshtë kupola kriminale e Edi Ramës. Sonte ne vulosim vdekjen politike të Rilindjes.”, u shpreh më tutje Basha, raporton vizionplus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat