Ish-deputeti Spahia para Gjykatës së Shkodrës

Shqipëria

Ish-deputeti Spahia para Gjykatës së Shkodrës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:53
Bardh Spahia

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës ku pritet të caktohet masa e arrestit.

Të gjithë kolegët e grupit janë në Shkodër në mbështetje të Bardh Spahisë. Po ashtu para gjykatës vihen re dhe mbështetës të opozitës.

Ora News raporton se ka dhe prani të konsiderueshme të forcave të policisë. Rreth 70 policë ndodhen para gjykatës, mes tyre edhe efektivë të FNSH-së.

Spahia u arrestua mbrëmjen e 20 qershorit pasi u akuzua se kishte marre pjese ne trazirat që ndodhën para KZAZ të ngritur në shkollën "Shejnaze Juka" ku u dogjën materialet zgjedhore.

Edhe mbrëmë pas mbylljes së protestës së opozitës para Kryeministrisë, qytetarët e ardhur nga Shkodra me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi e zhvendosën protestën e tyre para Drejtorisë së Policisë ku kërkuan lirimin e ish-deputetit të këtij qyteti Bardh Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat