Ushtria e Shqipërsë tregon profesionalizëm në Bullgari

Shqipëria

Ushtria e Shqipërsë tregon profesionalizëm në Bullgari

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 11:23
Ushtria e Shqipërsë tregon profesionalizëm në Bullgari

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se batalioni i III i këmbësorisë në Poshnje, tregoi nivel të lartë përgatitjeje në një nga stërvitjet e përbashkëta më të mëdha rajonale.

Ajo ka shkruar në Facebook se në stërvitjen "Strike Back 19" në Novo Selo të Bullgarisë, ku morën pjesë rreth 800 trupa nga pesë vende të ndryshme.

“Djemtë tanë përmbushën me sukses qëllimin kryesor të stërvitjes; ndërveprimin dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s në fushën e betejës”, ka shkruar ajo në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi nga stërvitja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat