Shpërndante kokainë në Dhërmi, arrestohet i dyshuari nga Tirana

Shqipëria

Shpërndante kokainë në Dhërmi, arrestohet i dyshuari nga Tirana

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Goditet një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në kuadër të operacionit të koduar “Dhërmiu”.

Kështu mbrëmjen e kësaj të premteje, u sekuestruan 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, duke vënë në pranga një person.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një person shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza të vogla, u bë organizimi i operacionit.

Kështu u vu në pranga 37-vjeçari nga Tirana A.K.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti të dyshuarit, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat