Nisma për shkarkimin, Meta-Manjë: Procesi nga Kuvendi i rremë dhe i verbër - Bota Sot
Nisma për shkarkimin, Meta-Manjë: Procesi nga Kuvendi i rremë dhe i verbër

Shqipëria

Nisma për shkarkimin, Meta-Manjë: Procesi nga Kuvendi i rremë dhe i verbër

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:53
Ulsi Manja, Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Në letrën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës thuhet se dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit  është në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare. Për pasojë është i detyrueshëm për zbatim për të gjithë, përfshirë dhe Kuvendin.

Më tej në sqarim thuhet se ky akt i Kreut të Shtetit ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv. 

Referuar këtyre fakteve dhe argumenteve të pakundërshtueshme, Presidenti i Republikës vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rremë dhe i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht.

Ky proces i rremë dhe verbërisht politik, vijon Presidenti, nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës së thellë në cilën gjendet vendi, por përkundrazi e rëndon atë si përpjekje  e shfrenuar për të thelluar ndasitë midis palëve dhe për të asgjesuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit që Presidenti i Republikës prej kohsh po i kërkon palëve.

Presidenti i Republikës garanton Kuvendin se është në detyrë, i gatshëm që me përgjegjësi të plotë të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për ti shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të gjithë popullit shqiptar.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas anulimit të datës së zgjedhjeve.

Kërkesa e protokolluar nga Kuvendi me nr 2502 datë 17 qershor 2019 mban firmat e 55 deputetëve dhe ka bazë ligjore nenin 90/2 të Kushtetutës. Në nenin 90 të Kushtetutës thuhet se “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë”.

Balla ka deklaruar se presidenti Meta ka shkelur rëndë kushtetutën. Sipas tij, me këtë akt, presidenti ka marrë kompetencat e Parlamentit dhe të qytetarëve.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...