Rama nga Finiqi: Brenda mandatit tjetër nisim punën për aeroportin e ri

Shqipëria

Rama nga Finiqi: Brenda mandatit tjetër nisim punën për aeroportin e ri

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijon fushatën elektorale, dhe takimi i radhës u zhvillua në Finiq.

Ai ka thënë se nga mandati tjetër do ketë nisur puna për aeroportin e ri.

“Jugu ka nevojë për këtë pikë ulje dhe dalje pasi turizmi po zhvillohet shumë. Nuk dua të jap një datë akoma, por ju siguroj se nga mandati i ri do ketë filluar të ndërtohet kantieri i punës”, tha Rama.

Kryeministri Rama nuk la pa akuzuar as ish-kryetarin e Bashkisë së Finiqit, që rikandidon dhe për të cilin kreu i qeverisë tha se “ka vendosur të na sfidojë”. Por nuk la pas edhe batutën se më mirë ky që kandidon, sesa Luli dhe fallxhorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat