Rama i shpall "luftë" kryebashkiakut të Finiqit: Shkeli miqësinë, meriton ndëshkim shembullor

Shqipëria

Rama i shpall "luftë" kryebashkiakut të Finiqit: Shkeli miqësinë, meriton ndëshkim shembullor

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:16
Leonidha Kristo, Edi Rama

Ndryshe nga takimet e tjera elektorale ku shumicën e fjalimit ua adresonte kundërshtarëve, kryeministri Edi Rama në Finiq u ndal në "luftën" me të vetët në nivelin lokal.

Kryebashkiaku aktual Leonidha Kristo, i kandiduar nga Mega dhe mbështetur nga PS në 2015 pasi nuk mori mbështjen prej tyre për një mandat të dytë vendosi të garojë i pavarur në 30 qershor.

Por ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga Rama dhe këtë nuk nguroi ta  tregojë para minoritetit grek të cilët i ftoi të votojnë Kristaq Kiçon.

Rama: Për cilën arsye në botë duhej të kundërvihej duke shkelur miqësinë, partneritetin, moralin e përkatësisë në një familje politike.Për më trepër nëse do të kishte shkëlqyer dhe do na kishte lënë pa gojë me punën e mrekullueshme do të thoshim mbase i ramë kot në qafë. Jo vetëm nuk ka shkëlqyer në punët e bashkisë dhe ka marrë vërejtje nga drejtuesi i qarkut për cilësinë e dobët të realizimit të projekteve.Ka marrë vërejtje nga deputeti i zonës që ka qenë mbështetësi i tij më i sinqertë dhe i vendosur. Sot ka vendosur të na sfidojë të gjithëve. Por më mirë si ky dhe jo si Luli dhe fallxhorja. Në kategorinë e të paudhëve ky është një shkallë më lart. Por duke qenë se vjen nga familja jonë politike ky meriton ndëshkim shembullor me 30 qershor. Nuk ja dhanë votën që sot tu bëj një karshillëk të tillë. Vota i duhet dhënë Kristaqit.

Me Kristaqin tha Rama do të mbyllet edhe çështja e titujve të pronësisë për zonën për të cilën bëri përgjigjës direkt kryebashkiakun Kristo.

Rama: Titujt e tokës nuk flasin. Këtu ishte bashkia që duhet të bënte punën përgatitore. Ky zotëria nuk e ka bërë këtë dhe fatura e këtij mediokriteti i kalon qeverisë sikur nuk do ta bëjë një gjë të tillë.Shpresoj që Kristaqi të mos dalë nga rruga e Zotit.Shpresoj se të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pronësinë me tokën të jenë zgjidhur përfundimisht. Mbështetja jonë do të jetë e plotë.

Shefi i qeverisë risolli edhe njëherë premtimin për aeroportin e Sarandës.

Rama: Do të fillojmë ndërtimin e aeroportit. Nuk dua të jap data dhe afate. Pa diskutim brenda afatit të mandatit katër vjeçar të Kristaqit këtu do të ketë filluar puna. Ka ardhur koha t'ia japim këtë gjë jugut. Para të vija këtu përcolla presidentin Sarkozy dhe gruan e tij, këngëtaren që dje këndoi për festën e muzikës. Janë larguar të mahnitur nga Shqipëria dhe bukuria përrallore e gjithë zonës së bregdetit këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat