Deti, “tokë e zanun”/ Plazhet te mali i Robit rrethohen me gardhe e beton

Shqipëria

Deti, “tokë e zanun”/ Plazhet te mali i Robit rrethohen me gardhe e beton

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:53
Foto

Sezoni turistik i këtij viti ka nxjerrë në pah problemin e vjetër të parcelizimit të rërës dhe detit. Gardhe me tela e beton në det dhe në rërë shëmtojnë të gjithë vijën bregdetare, për të treguar se edhe deti ka zot, po jo qytetarin.

I gjithë bregdeti i Adriatikut është lënë nën pushtetin e subjekteve të cilat vetëm pse zotërojnë leje shfrytëzimi ndjehen të plotëfuqishëm të kufizojnë hapësirat dhe qarkullimin e pushuesve. Në plazhin e Malit të Robit rrethuar me tela, pushuesit nuk gjejnë fjalë për të shprehur heshtjen e organeve ligjzbatuese ndaj kësaj situate.

“Nuk ka më shëmtuar e më turp. nuk e kuptoj si mund ta bëjnë një ndarje të detit. vërtet hoteli është i tyre, po nuk ka asnjë arsye. kjo tregon që thjesht nuk funksionon shteti.

Kjo është shumë e gabuar. nuk lejojnë njerëzit të kalojnë lirshëm e të bëjnë shëtitje. aA vë gardhin aty dhe askush nuk vjen. ja ku është bashkia e Kavajës pse të mos vijë. ja dhe ky …Absolutisht nuk është e drejtë

As në kohë të Skënderbeut të kishim qenë nuk do ta kishin rrethuar kështu. Ku shkojnë njerëzit që nuk e paguajnë këtë?! Rrethuar kudo. vende bosh nuk ka. Këtu duhet të jetë vend i lirë. unë jam njeri i lirë. po na kufizojnë. atje mbyll ai me tel. gardhi të shkatërron. ne vijmë në det për hapësirën, jo për kufizimet”, ishin këto disa nga mendimet e disa qytetarëve.

E kufizuar në të dyja anët nga gardhet me tela të subjekteve private në plazh, kjo pushuese, teksa lexon Kadarenë, me të drejtë ndjehet:

“Si në burg. Na duket sikur jemi në burg. Shumë keq. Më keq nuk ka“, tha një tjetër pushues.

Fenomeni “tokë e zanun” ka zbritur në det. Gardhet me tela, bankinat me gurë e beton e çdo ndërhyrje tjetër në det e ka transformuar vijën bregdetare. Këtë perlë që natyra i ka dhuruar me bujari vendit, papërgjegjshmëria e autoriteteve dhe agjencive ligjzbatuese po ia shkatërron çdo ditë e më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat