Idrizi: Klasa politike, luan në shtëpinë tonë lepuj përpara Greqisë

Shqipëria

Idrizi: Klasa politike, luan në shtëpinë tonë lepuj përpara Greqisë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:07
Shpëtim Idrizi

PDIU dhe Shoqata Çamëria kanë zhvilluar një pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Në fjalën e tij, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi drejtoi gishtin nga klasa politike shqiptare, që sipas tij bëhet luan në shtëpi dhe lepur përpara Greqisë.

Idrizi: Ne kemi qenë të vetëm, kemi qenë halë në sy të regjimeve, halë në sy të klasave politike, të cilët ndërsa janë luan në shtëpinë tonë bëhen lepuj përpara Greqisë. Po i shofim dhe sot si përplasen me njëri-tjetrin. Enver Hoxha ishte i pari që vendosi ta eliminojë me heshtje këtë krahinë shqiptare. Tentoi dhe i la prindërit tanë si qytetarë të dorës së dytë në një qoshe të lënë pas pa shkollë, në skamje. Kurse ideologjikisht e gëlltiti të gjithë tragjedinë dhe shkruante mijëra lavde dhe librin "Dy popuj miqsh". Që Çamëria nuk është thjesht e shqiptarëve të Çamërisë, por Çamëria është e gjithë shqiptarëve nga Nishi në Prevezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat