Rama: Aeroport në Sarandë. Kush bën krime elektorale do ta përjashtojmë përjetë

Shqipëria

Rama: Aeroport në Sarandë. Kush bën krime elektorale do ta përjashtojmë përjetë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:37
Pamje nga takimi

Kryeministri Rama paralajmëroi ashpërsimin e ligjit për krimet zgjedhore nga Saranda ku prezantoi kandidatin socialist për kryebashkiak.

“Ka një ligj për dekriminalizimin. Kush bën krime elektorale jo vetëm që dënohet me burg, por nuk punon më në administratë për 10 vjet. Do ta bëjmë 20, për jetë. Meqë ata thonë që ne bëjmë krime zgjedhore. Ne jemi gati që ta ndalojmë për gjithë jetën”, tha Rama.

Më herët Rama ishte në Konispol, ku foli për dy projekte me rëndësi të madhe për zonën: “Do mbyllim dy çështje të rëndësishme për këtë zonë: Liqeni i Njanjarit dhe rruga Shkallë Xarrë”, tha ai.

Ndërsa nga Finiqi premtoi shkurtimin e rrugës Sarandë Athinë, në 30 minuta, duke ndërtuar aeroportin e Sarandës.

“Një projekt që do shkurtojë rrugën më Athinën nga 7 orë në gjysmë ore”, tha ai.

Pa harruar mesazhin e tij se më 30 qershor do të votohet Rama foli per zgjedhjet.

“Në 30 qershor Shqipëria do bëjë zgjedhje. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë shfaqje sporadike, apo orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat