Në muajt e fundit të shtatzënisë, ministrja shfaqet me linja të rrumbullakosura

Shqipëria

Në muajt e fundit të shtatzënisë, ministrja shfaqet me linja të rrumbullakosura

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:08
Olta Xhaçka

Lajmi që ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, është shtatzënë, doli pak ditë më parë, kohë kur linjat e ministres dekonspiruan lajmin.

Ashtu si në shtatzëninë e parë, kur Xhaçka asokohe ishte deputete në Parlament dhe mbulohej me rroba të gjera, që lajmi për shtatzëninë të dilte sa më vonë, edhe kësaj here ajo arriti që këtë sekret ta ruante për vete goxha gjatë.

Por këtë të enjte, duke parë fotot, ne kuptuam se tashmë ministrja është drejt javëve të fundit, gati për të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Siç e dimë, Xhaçka është e martuar me Artan Gaçin, edhe ai deputet i Partisë Socialiste deri në vitin 2017.

Image

Tashmë, Gaçi i është rikthyer aktivitetit të tij si biznesmen, ndërkohë që e shoqja ka ngjitur shkallët e karrierës, duke u bërë ministre në një Ministri me mjaft peshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat