“Shpesh herë flemë me barkun bosh”, realiteti i hidhur shqiptar

Shqipëria

“Shpesh herë flemë me barkun bosh”, realiteti i hidhur shqiptar

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:29
Skamja dhe mjerimi e ka prekur deri në palcë familjen Kadia nga fshati Shkafanë i komunës së Ishmit.

Skamja dhe mjerimi e ka prekur deri në palcë familjen Kadia nga fshati Shkafanë i komunës së Ishmit.

Kjo familje jeton në një shtëpi tërësisht të rrënuar, e si të mos mjaftonte kjo gjendja shëndetësore e pjesëtarëve të familjes ju ka vështirësuar më tepër jetesën. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi vetë nuk kanë asnjë mundësi.

Mjerimi dhe skamja është ulur këmbëkryq në familjen e Sabri dhe Dallandyshe Kadisë në fshatin Shkafanë të komunës së Ishmit në rrethin e Durrësit.

Çdo ditë 8 anëtarët e kësaj familje përpallen me kushtet e rënda ekonomike dhe sociale. Shtëpia në të cilën ku ata jetojnë nuk i plotëson bazat themelore për një jetë normale. Ajo është plotësisht e amortizuar. Në të katër anët e saj muret janë të çara, tavanet janë të rrëzuara, çatia e shkatërruar. Shiu dhe i ftohti futet brenda pa asnjë pengesë.

E zonja e shtëpisë shprehet se çdo natë flenë me frikën e madhe se banesa mund të shembet e t’i zëre brenda. Ndërsa e vetmja mundësi për ta janë të ardhurat e vogla që nxjerrin nga baçja, por dhe ato janë të pamjaftueshme, ku shpesh herë detyrohen të shtrihen me barkun bosh.

“Për këtë jam e vdekme me të gjithë fëmijë. Tërmeti ma ka bërë kështu. Herë me bukë herë pa bukë, me zor mundemi me jetu. Her mbush barkun herë pa mbush barkun me gjithë fëmijë. I bëj apel shtetit të më ndihmoje se po na rrezikohet jeta.” thotë kryefamiljarja Dallandyshe Kadia.

Problemet e kësaj familjeje rriten edhe më shumë nga gjendja jo e mirë shëndetësore në të cilën përballen pjesëtarët e saj.

“Burrin e kam të sëmurë më kanë dhënë letra për pension. Djalit më patën thënë për ti bërë duart operim se ka probleme i janë thy po kushtonte 14 miljon lek. Edhe vetë jam e sëmurë me migrenë nuk kam mundësi me u vizitu shkoj e rrëzohem në tokat e huaja sepse shkoj të punoj për të nxjerr diçka më tepër. Kam kërkuar ndihmë por asgjë.” thotë më pas ajo.

Ata i bëjnë apel kujtdo që ka mundësi të verë dorën ne zemër e ti ndihmojë, pasi vetë e kanë të pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat