Rama: Opozita do zgjedhje në tetor

Shqipëria

Rama: Opozita do zgjedhje në tetor

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:18
Edi Rama

Në Përmet ku ishte për një miting për zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama zbuloi kërkesën që opozita i ka bërë Presidentit për një datë të re zgjedhjesh.

Sipas Ramës, propozimi është bërë për në muajin tetor, por ai është i vendosur që te dielën e ardhshme të shkohet në zgjedhje. Referuar paralajmërimit të opozitës së bashkuar se pritet që ’97 të përsëritet, Rama tha se këto janë skenarë për të mbjellë frikën.

“Këtë herë nuk ka më karamele për Lulin, pavarësisht se këta thonë do bëhet ’97-ta e dytë, do bëhet qameti… Po pse ça ka ndodhur këtu? Ku është populli këtu që ka dalë në rrugë se ju morën paratë? Po këto janë skenarë veç për të mbjellë frikën, ju siguroj që nëse s’ka filxhan deri më 30 qershor dhe nëse katërshja, Liri, Monika Saliu dhe Luli ndalojnë pirjen e kafes turke deri më 30 qershor, asgjë s’ka për të ndodhur”, shtoi Rama.

Kryeministri tha ndër të tjera se pavarësisht protestave të opozitës, qeveria nuk rrëzohet.

“Protestat të vazhdojnë, mund të kthehen edhe vetë në molotov, por qeverinë nuk e rrëzojnë dot. Mund ta kishin djegur Parlamentin…por Parlamenti nuk janë muret”,- tha ai.

Më pas, ai shtoi se opozita nuk mund të kërcënojë popullin për të dalë në zgjedhje.

“Kërcënojnë fizikisht popullin e përbetohen se nuk do ta lejojnë popullin të shkojë në zgjedhje. Këtë gjë e shohim për herë të parë në historinë e botës, ashtu sikurse për herë të parë pas vitit 1922 në Itali, rishfaqët fenomeni i djegies së mandateve. Në vend të ishin zëri i kritikës, ata i dogjën mandatet dhe thanë do bëhemi popull, u futën mes turmave dhe nxitën çakërdisjen mes atyre me budallenjve dhe të sinqertëve, i hodhën t’i binin me kokë murit të ligjit, këta që pranuan të bëhen mish për top mbeten në burg, ai që ishte në krye të tyre doli. Doli në gjykatë dhe tha s’kam lidhje me turmën, vajta t’i qetësoja”,- ironizoi më tej Rama ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahinë.

Të njëjtin gjuhë ka përdorur edhe për Presidentit, për të thënë se po tentohet të përmbyset i gjithë sistemi  dhe zgjedhjet të mos bëhen.

A mund të bëhet burg për Ilir Metën? Për të mbrojtur dekretin antidekret, qesharak dhe skandaloz të Ilir Metës? Zgjedhjet nuk janë të mijat, janë tonat, janë të popullit. Nuk i caktova unë, as Meta, por Kushtetuta ia cakton atë detyrë. Këta duan të na kthejnë përmbys gjithë sistemin, duan të na bindin që nëse një pakicë nuk i do zgjedhjet ato nuk mund të bëhen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat