Ligji i PPP-ve, Konfindustria: Shqetësim shtyrja e miratimit nga Kuvendi

Shqipëria

Ligji i PPP-ve, Konfindustria: Shqetësim shtyrja e miratimit nga Kuvendi

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:47
Kuvendi i Shqipërisë

Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e radhës të afatit kohor të miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit, që ndalon lidhjen e projekteve të Partneritetit Publik Privat dhe kontratat koncesionare “të pakërkuara” të parashikuar brenda muajit Qershor 2019.

Sipas Konfindustrias kjo është shkelja e dytë kohore radhazi e zotimit qeveritar para FMN/Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera financiare të huaja për ndërprerjen e kontratave koncesionare të tipit të“pakërkuar” në sektorët e infrastrukturës rrugore.

Afati i parë ishte muaji Shtator 2018. Konfindustria bën të ditur se ka kërkuar zyrtarisht pranë ekzekutivit dhe Kuvendit të Shqipërisë, se në projekt ligjin përkatës të ndalimit të lidhjes së kontratave “ të pakërkuara” duhet të përfshihen pa përjashtim të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe jo vetëm në infrastrukturën rrugore.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e papërgatitur institucionalisht për mbrojtjen e interesit publik në afatgjatë në përdorimin e PPP dhe kontratat koncesionare në përgjithësi dhe të tipit “pakërkuar” në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat