Dekreti për zgjedhjet, PD: Rama ka paracaktuar vendimin e Kolegjit

Shqipëria

Dekreti për zgjedhjet, PD: Rama ka paracaktuar vendimin e Kolegjit

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:28
Ivi Kaso

ekretari për Çëshjtet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, tha gjatë një deklarate për mediat se Edi Rama ka paracaktuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Kaso tha se Rama gënjeu gjatë një interviste që dha për median Radio Evropa e Lirë, kur tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.

“Edi Rama gënjeu publikisht, kur pohoi për Radio Europa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor. Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit. Ky është një mashtrim që nxjerr zbuluar skenarin e Edi Ramës për të ndërtuar një shtet privat, me institucione private, që marrin vendime në emër të interesave të pushtetit të tij kriminal dhe jo në emër të Republikës.

Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t’i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me Vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri”, u shpreh Kaso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat