Majlinda Bufi: Nuk bëra fushatë në Kishë, objekti është monument kulture

Shqipëria

Majlinda Bufi: Nuk bëra fushatë në Kishë, objekti është monument kulture

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 20:06
Majlinda Bufi

Majlinda Bufi reagoi menjëherë pas deklaratës së Mitropolisë, e cila e akuzoi se po bën politike në kultet fetare.

Në një reagim, Bufi thotë se Kisha e Shën Kollit në Kurjan, ku ajo dha intervistën nuk është pronë e Mitropolisë, por është monument kulture.

"Kisha e Shën Kollit është objekt i Ministrisë së Kulturës. Nuk bëra fushatë politike, por thjeshtë dhashë një intervistë. Nëse në këtë kishë do të ushtrohej aktivitet fetar jam dakord, por ai është thjeshtë një objekt monument kulture", ka thënë kandidatja për bashkinë e Roskovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat