Zbulohet vendi, ja ku do e mbyllë fushatën kryeministri

Shqipëria

Zbulohet vendi, ja ku do e mbyllë fushatën kryeministri

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:10
Edi Rama

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë vendosmërinë e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

“Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë.

Kryeministri ka vendosur që mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të mbahet në qytetin e Vlorës, bastionin e PS-së, ku vetë Rama është deputet.

Deri ditën e premte do të ketë fushatë elektorale, me takimin përmbyllës në Vlorë. Të shtunën është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën pritet të mbahen zgjedhjet vendore 2019 për të votuar kryebashkiakët e rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat