Sot vendoset fati i zgjedhjeve/Flet prokurori që i vuri prangat Fatos Nanos: Pse duhet anuluar 30 qershori

Shqipëria

Sot vendoset fati i zgjedhjeve/Flet prokurori që i vuri prangat Fatos Nanos: Pse duhet anuluar 30 qershori

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:17
Fatos Nano

Prokurori Fatos Dervishi është shprehur se në vend nuk duhet të ketë zgjedhje më 30 qershor pasi janë të jashtëligjshme. Sipas tij, dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve u botua ne Fletoren Zyrtare dhe çdo veprim tjetër është në kundërshtim të Kushtetutës.

Fatos Dervishi, prokurori i cili prangoi ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nanon, ka reaguar së fundmi në lidhje me situatën për zgjedhjet e 30-qershorit. Ai shprehet në reagimin e tij në Facebook  se e 30 qershorit janë të pavlefshme pas vendimit të presidentit Meta. Sipas tij  në momentin që një dekret botohet në Fletoren Zyrtare, është ligj dhe menjëherë duhet të zbatohet.

Reagimi:

Po lexoja qe neser Kolegji Zgjedhor (i ngritur mbi bazen e Ligjit Zgjedhor) do te marre per shqyrtim kerkesen e nje subjekti Zgjedhor. Me erdhi cudi sepse Presidenti i Republikes dekretoj anullimin e zgjedhjeve vendore te parashikuara per tu mbajtur ne daten 30 Qershor 2019.  Meqenese Dekreti per anullimin u botua ne Fletoren Zyrtare ne daten 11 Qershor 2019, athere ne Shqiperi nuk ka zgjedhje me daten 30 Qershor 2019. Dekreti ne momentin qe shpallet ne Fletoren Zyrtare eshte ligj dhe duhet menjehere te zbatohet sic do ligj tjeter.  Cdo veprim mbas anullimit te zgjedhjeve do te vinte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Republikes. Kolegji Zgjedhor  ne kete moment nuk ka tagra juridike te gjykoje asnje lloje ceshtje qe lidhen me zgjedhjet, sepse nuk ka te tille.

Cdo veprim qofte KQZ apo Kolegji Zgjedhor duhet te pushojne cdo aktivitet Zgjedhor te parashikuar pasi Ekziston nje  Dekret i botuar ne Fletoren Zyrtare qe anullon Zgjedhjet e Dates 30 Qershor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat