"30 qershori" sot në dorë të Kolegjit Zgjedhor, nisi shqyrtimi padisë së PUK

Shqipëria

"30 qershori" sot në dorë të Kolegjit Zgjedhor, nisi shqyrtimi padisë së PUK

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:21
Foto

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, 30 qershor.

Kolegji nisi shqyrtimin e padisë së kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar, (PUK)  Idajet Beqiri.

Më 13 qershor, PUK kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë në kuadër të dekretit të presidentit i cili anulonte 30 qershorin. Kërkesa e PUK u rrëzua me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar.

Në këto kushte Beqiri ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

Trupa e gjyqtarëve që po shqyrton kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

Tre opsionet

Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e Idajet Beqiri për çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë KQZ duhet të ndalojë procesin zgjedhor.

Nëse Kolegji Zgjedhor thotë se nuk është në tagrin e saj shqyrtimi i kësaj cështje sërish dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve mbetet në fuqi

Nëse Kolegji Zgjedhor lë në fuqi dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat