Presidenti Meta njofton tjetër dalje për median: Nesër në 08:00

Shqipëria

Presidenti Meta njofton tjetër dalje për median: Nesër në 08:00

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:18
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta pritet të ketë një dalje për median nesër në mëngjes për të komentuar dhe vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor.

Burime nga RTV Ora bën të ditur se konferenca do të mbahet në orën 08:00 dhe pritet të ketë një reagim të fortë nga ana e Presidentit Ilir Meta.

mësohet se vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor i cili rrëzoi padinë e Idajet Beqirit u mor në mënyrë unanime nga 5 anëtarët e tij.

Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur Partinë e Unitetit Kombëtar, kur nuk e çrregjistroi. 

Kolegji praktikisht njohu 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat