Mediu, thirrje ndërkombëtarëve: Reagoni për krimin zgjedhor! Të shmanget konflikti

Shqipëria

Mediu, thirrje ndërkombëtarëve: Reagoni për krimin zgjedhor! Të shmanget konflikti

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:50
Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një komunikim me mediat pasditen e kësaj të hëne, deklaroi se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Ai pati një thirrje drejtuar socialistëve por edhe ndërkombëtarëve.

“Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, të bashkohen me të gjithë shqiptarët të shmangin konfliktin civil që po përgatit Edi Rama më 30 qershor. Rama sot ka kapur dhe përdor politikisht Komisionin e Zgjedhjeve. Procesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon në 30 qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të shtetit”, u shpreh Mediu.

Ai kërkoi edhe ndikimin e faktorit ndërkombëtar, për të ndaluar atë që e quajti krim zgjedhor të Edi Ramës, me pasoja në Shqipëri dhe rajon.

Sipas tij, shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën kushtetuese që të mos lejojnë një proces të tillë dhe të jenë të bashkuar për të mbrojtur pluralizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat