Balla: Tentativa për t’i mohuar sovranit të zgjedhë, dështoi! Më 30 qershor votohet

Shqipëria

Balla: Tentativa për t’i mohuar sovranit të zgjedhë, dështoi! Më 30 qershor votohet

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:57
Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se 30 qershori është dita e sovranit, dita kur sovrani vendos, partitë heshtin dhe presin verdiktin e sovranit.

Ai citon Kushtetutën dhe nenin 2/1, për të cilin thotë se parashikon se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

“Këtë sovranitet populli e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Tentativa për t’i mohuar sovranit të zgjedhë dështoi dhe më 30 qershor populli do të zgjedhë përfaqësuesit e tij për mandatin e ri katër vjeçar të pushtetit vendor”, shkruan Balla.

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor shpalli sot verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregjistrimin nga zgjedhjet.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e PUK, duke firmosur që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhjet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat