Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Mehmetaj: Shqiptarët do bëjnë vetëdrejtësi më 30 qershor

Shqipëria

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Mehmetaj: Shqiptarët do bëjnë vetëdrejtësi më 30 qershor

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:01
Kejdi Mehmetaj

Kolegji Zgjedhor vendosi të lërë në fuqi datën e zgjedhjeve më 30 qershor.

Në lidhje me vendimin ka reaguar ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj.

Sipas saj Kolegji Zgjedhor sot çertifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vetë drejtësinë në datën 30 qershor.

Reagimi i ish-deputetej Mehmetaj erdhi në Facebook.

“Kolegji Zgjedhor certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vet drejtësi në dt.30 qershor. Vendimi i sotëm vërtetoi se të gjithë institucionet që janë ende në këmbë janë të kapura nga banda në pushtet dhe nuk ka më keq për një vend se sa kur institucionet e së drejtës zhbëjnë kushtetutën e ligjin me urdhër politik.

Në këto ditë që vendi kishte nevojë për garanci stabiliteti, pupacët e Kolegjit Zgjedhor dhanë mesazhin e qartë të pushtetit kriminal që do të nxisë konflikt dhe ndasi.

Shqiptarët nuk do të dorëzohen përballë diktaturës! Asnjë hap pas në rrugën që kemi nisur për demokraci!”, shkruan Kejdi Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat