Veliaj: Më “hanë” duart “të bëj peshk” Saliun me Lulin

Shqipëria

Veliaj: Më “hanë” duart “të bëj peshk” Saliun me Lulin

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:04
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka treguar këtë mbrëmje në “Open” se si ndihet në një garë pa rivalë.

“E kam thënë gjithmonë se garën e kemi me veten” tha Veliaj.

Veliaj “ka shpërthyer” në akuza për kundërshtarët e tij politikë duke thënë se si e kanë shkatërruar Tiranën.

“Më hanë duart të bëja peshk Saliun dhe Lulin, se e kanë shkatërruar këtë qytet. Po të jetë për mua , do merrja dy më të fortët e tyre, kupolën e tyre dhe do i bëja copë. Fëmijët i tyre i kanë çuar jashtë me shkolla, kurse fëmijët e shqiptarëve i nxjerrin nëpër protesta”, tha Veliaj.

Erion Veliaj ka folur edhe për çështjen e përgjimeve deklaroi se nuk i bashkohej histerisë për çështjen e përgjimeve dhe shtoi se janë futur duart në materiale, por deklaroi që askush nuk ka mbrojtje politike për askënd nëse ka thirrje.

Veliaj tha se ka një selektim të qëllimshëm të publikimit të përgjimeve por thelbi është se si Kryeministri ashtu edhe Partia Socialiste nuk ka penguar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat