Meta: S’jap dorëheqjen, Shqipëria s’mund të bëhet koloni e fondacioneve ndërkombëtare - Bota Sot
Meta: S’jap dorëheqjen, Shqipëria s’mund të bëhet koloni e fondacioneve ndërkombëtare

Shqipëria

Meta: S’jap dorëheqjen, Shqipëria s’mund të bëhet koloni e fondacioneve ndërkombëtare

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:14
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai nuk do të japë dorëheqjen dhe se do të qëndrojë deri në fund të mandatit.

Meta tha se Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe as në një koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Kreu i Shtetit bëri me dije se institucioni i Presidentit nuk do të bjerë kurrë dhe se nga ky institucion do të fillojë dhe ringritja e Republikës.

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe as në një koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...