Statistikat: Në çdo 100 emigrantë, 39 me nënshtetësi italiane

Shqipëria

Statistikat: Në çdo 100 emigrantë, 39 me nënshtetësi italiane

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 13:23
Foto

Emigrantët shqiptarë renditen të dytit në numër ndër komunitetet e huaja ekstra komunitare në Itali.

Në statistikat vjetore të ISTAT numri i emigrantëve shqiptarë në Itali po shkon vit pas viti në rënie për shkak të rritjes së numrit të atyre që marrin nënshtetësinë italiane. E sipas të dhënave zyrtare të raporit të sapo pulbikuar në cdo 100 emigrantë shqiptarë në Itali, 39 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Instituti Kombëtar i statistikave në Itali ka prezantuar së fundmi dosjerin statistikor me të dhënat zyrtare makroekonomiko-sociale e tendencat demografike të vendit.

Sipas këtij raporti deri më 2018 janë mbi 1 milionë e 340 mijë shtetas të huaj, emigrantë rezidentë në Itali të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane e vetëm gjatë vitit të fundit e kanë fituar këtë të drejtë mbi 54 mijë emigrantë.

Sipas analizës së ISTAT kërkesa në rritje për marrjen e nënshtetësisë italiane i përket kryesisht emigrantëve marokenë e shqiptarë.

Në Itali jetojnë aktualisht 440.465 emigrantë shqiptarë e 169. 644 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane. Mesatarisht llogaritet që në cdo 100 shqiptarë në Itali, 38.5 prej tyre kanë nënshtetësi italiane.

Komuniteti i shqiptarëve në Itali përbën 8.6% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së huaj në këtë vend.

Arsyet e rritjes së numrit të nënshtetësisë italiane sidomos tek emigrantët shqiptarë lidhen me faktin se ata janë ndër komunitetet më historike të huaja në Itali e kanë përmbushur ciklin minimal të kërkesës me të paktën 10 viteve rezidencë për t'u bërë nënshtetas italianë.

Si dhe me motivin se Shqipëria është ndër vendet ekstra komunitare që lejojnë mbajtjen e dy nënshtetësive.

Gjithashtu studimi i ISTAT nënvizon se numri i lartë i nënshtetësisë italiane tek rezidentët e huaj në Itali verifikohet sidomos në ato komunitetet të cilët kontribojnë në përqindjen e lindshmërisë në vend sic janë emigrantët shqiptarë. Të sapolindurit me të paktën një prind italian marrin automatikisht nënshtetësinë italiane.

Në Itali jetojnë rreth 195 kombësi të ndryshme emigrantësh. Më të shumti në numër janë; rumunët, shqiptarët, marokenët, kinezët e ukrainasit.

Për kryetarin e ISTAT Gian Carlo Blangiardo "Italia e 2019 përballet me një sërë betejash ekeonomike e demografike. Nga këndëvështrimi demografik vendi shënon një ulje të përqindjes së lindjeve si dhe tendencën e plakjes së popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat